Një i ri dyshohet se u fundos me varkë në Batllavë, deklarohen nga Policia

Publikuar më:

Një person dyshohet se është zhdukur në Liqenin e Batllavës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar në terren për lokalizimin e tij.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.”, ka thënë Pllana.

Ai ka bërë të ditur se rreth orës 13:00 ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas burimeve të Periskopit, fillimisht është raportuar se një i ri është zhdukur në liqen, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë operacionin e kërkimit.

JU REKOMANDOJMË