Gjyqtarët nga Mitrovica, Kushtrim Shyti dhe Rrahman Beqiri, që nga viti 2023 janë pjesë e Departamentit Special të Gjykatës, po vlerësohen si shembull i profesionalizmit, integritetit dhe guximit në sistemin e drejtësisë.
Të përballur me disa nga rastet më të ndjeshme të krimit dhe korrupsionit në Kosovë, ata kanë dëshmuar përkushtim të lartë në ushtrimin e detyrës, duke vepruar me ndershmëri dhe vendosmëri të palëkundur në mbrojtje të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve.
Përmes vendimeve të drejta dhe të paanshme, pa u ndikuar nga presionet, Shyti dhe Beqiri kanë treguar se drejtësia mbetet e fortë dhe e pandalshme përballë çdo sfide.
Angazhimi i tyre shihet si një garanci shtesë për forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe për ndërtimin e një shoqërie më të sigurt.






