Gjermania po i kërkon 400 mijë punëtorë

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...
  1. Duke i bërë një apel urgjent qeverisë, Detlef Scheele, drejtor kreu i Agjencisë Federale të Punësimit (BA), tha se Gjermanisë i duhen rreth 400,000 emigrantë të aftë në vit për të kompensuar mungesat në tregun e punës.

“Vendit po i mbarojnë punëtorët e aftë,” tha Scheele për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung, përcjell Albinfo.ch.

“Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shënjestruar për boshllëqet në këtë treg,” vuri në dukje ai.“Ne kemi nevojë për shumë më tepër emigrant sesa vitet e mëparshme. Nga kujdesi për të moshuarit tek ajri i kondicionuar e punonjësit e logjistikës, do të ketë mungesë të punëtorëve të kualifikuar kudo,” theksoi Scheele.

Ai e hodhi poshtë idene e nje rezistence ndaj emigracionit si zgjidhje për çështjet e punës.

“Ju mund të ngriheni dhe të thoni:” Ne nuk duam të huaj. Por kjo nuk funksionon,” tha Scheele. “Fakti është se Gjermanisë po i mbarojnë punëtorët.” Për shkak të zhvillimeve demografike, numri i punëtorëve potencialë të moshës profesionale tipike do të ulet me gati 150,000 këtë vit. situata do të jetë shumë më dramatike në vitet e ardhshme.”, shtoi zyrtari gjerman. Gjermania strehon rreth 3 milionë persona me origjinë turke.

Shumë prej tyre mbërritën atje në vitet 1970, kur vendi kishte nevojë për forcë punëtorë për shkak të mungesave të mëdha të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera