Gjendje e rëndë në Pediatrinë e Mitrovicës: Pritje 3 deri në 5 orë, disa fëmijë u alivanosën

Publikuar më:

Gripi sezonal ka rritur me të madhe numrin e pacientëve në qendrat e kujdesit mjekësor në Mitrovicë, sidomos tek fëmijët.

E në Pediatrinë e Mitrovicës radhët janë shumë të gjata, ku pritjet po zgjasin 3 deri në 5 orë, shkruan “Jepi zë”.

Dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se disa fëmijë janë alivanosur teksa presin në radhë.

Sipas pacientëve, kontrollet po i bën vetëm një mjeke. Ata thonë se mjekja po bën punë të mirë, por nuk po ia del e vetme.

Kujtojmë se edhe ditët e kaluara “Jepi zë” ka raportuar për radhë të gjata në Pediatrinë e Mitrovicës.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.