Gjendet një 25 vjeçar kosovar pa shenja jete, Emergjenca konfirmon se ka vdekur

Publikuar më:

Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Emergjenca kishte marrë informatën se në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ ndodhet një person i cili ishte pa ndjenja.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e të riut, me ç’rast është ftuar edhe Policia e Kosovës.

Mësohet se patrulla e Policisë është nisur për në vendin e ngjarjes, ku pritet të merren veprimet hetimore që çojnë në zbardhjen e rastit.

JU REKOMANDOJMË