Gjendet i vdekur kusheriri i deputetes së re të Kuvendit nga Vushtrria

Publikuar më:

Është gjetur pa shenja jete Musli Krasniqi nga fshati Begaj i komunës së Vushtrrisë, i cili ishte raportuar si person i zhdukur nga data 28 tetor.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, Policia së bashku me ekipin e Njësisë së kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot e kanë gjetur në një pusetë trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga Begaj i komunës së Vushtrrisë.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, ka qenë vetë kandidatja për deputete nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi, e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, që kishte njoftuar ditë më parë se kushëriri i saj, Musli Krasniqi, ishte zhdukur.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.