Gazetarët në veri sulmohen me tri bomba dore

Publikuar më:

Gazetarët që po raportojnë nga vendi i ngjarjes ku u zhvillua aksioni i Policisë në veri janë sulmuar nga protestuesit serbë.

Raportohet se në drejtim të tyre janë hedhur tri bomba dore.

Se janë përdorur mjete të tilla ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Sipas Policisë, qytetarët atje janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore.

JU REKOMANDOJMË