FOTO: Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur

Publikuar më:

Është gjetur turpi i pajetë i personit të zhdukur, me inicialet N.O., në afërsi të lumit Llap në fshatin Lupç i Poshtëm, në Komunën e Podujevës.

Turpi i pajetë i viktimës është gjetur me ndihmën e Ekipit të Kërkim Shpëtimit të FSK-së, të cilët kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, shkruan teve1.info.

Në njoftim është bërë e ditur se në këtë operacion kërkimi kanë qenë edhe një numër i madh i vullnetarëve.

“Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupç i Poshtëm i komunës së Podujevës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.

 

JU REKOMANDOJMË