Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, është vënë përballë kritikave të drejtpërdrejta nga një qytetar, pasi publikoi një postim ku lavdëroi aksionet për pastrimin e deponive ilegale në disa komuna të Kosovës.
Pacolli shkroi se po vazhdon largimi i deponive ilegale në Istog, Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Deçan e Ferizaj, duke premtuar se institucionet “nuk do të ndalen deri në largimin e të gjitha deponive ilegale”.
Por pretendimet e saj u kundërshtuan menjëherë nga qytetari Ilir Spahija, i cili tha se në Pejë ka raste kur pastrimi është nisur, por është lënë përgjysmë.
“Po ja nisni e s’po bani gja veç reklama. Ta boj ni video ku keni fillu pastrimin dhe e keni lan qashtu. Keni hec, që i bjen veç për video e reklama po ja nisni e pe leni punën”, shkroi ai.

Qytetari madje i tha ministres se posedon incizime që, sipas tij, dëshmojnë se puna nuk është përfunduar, duke insistuar se po flet “me fakte”.
E zënë ngushtë nga akuza, Pacolli kërkoi sqarime shtesë nga komentuesi.
“Ku saktë? Sepse ka deponi ilegale të mëdha në të cilat vazhdon puna”, u përgjigj ajo








