FBK gjobit KB Pejën dhe Alban Veselin

Publikuar më:

Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka gjobitur dy herë KB Pejën, për ndeshjen e organizuar mes saj dhe Trepçës ditën e diel.

Gjoba e parë, në vlerë prej 400 eurosh dhe tjetrën në vlerë prej 200 eurosh, KB Pejës iu dhanë për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes.

Në pankinën e Pejës u gjobit edhe basketbollisti Alban Veseli, me 200 euro, për shkak të gabimit teknik shkaku i sjelljeve josportive.

Ndërkohë, te Trepça është dënuar vetëm drejtori sportiv Besim Braha.

I njëjti është pezulluar me një ndeshje, për shkak të ofendimeve dhe sharjeve ndaj Komisarit për siguri.

Në finalën e katërt të play-offit, Peja fitoi me rezultat 87:83 në palestrën “Karagaçi”.

Kampioni i play-offit do të kurorëzohet të ejten, kur edhe luhet finalja e pestë mes pejanëve dhe mitrovicasve.

Seria aktuale mes ekipeve është 2 me 2

JU REKOMANDOJMË