Sot në orët e mbrëmjes një shtëpi në Tavnik të Mitrovicës ka marrë flakë.
Kjo shtëpi është e familjes së heroit Artim Jashari, shkruan Jepi zë.
Gazeta ka mësuar se familja e heroit të Kosovës janë larguar nga shtëpia dhe janë jashtë rrezikut.
Disa dëshmitarë i kanë thënë Jepi zë, se flaka e ka përfshirë shtëpinë dhe sipas tyre është intervenuar me vonesë.
E tmerrshme: Digjet shtëpia e heroit Artim Jashari në Mitrovicë
Deri tani nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, i cili ka kapluar gjithë shtëpinë.







