Erdhi në Kosovë për festa, por mërgimtari e pëson keq: Ia djegin veturën me benzinë

Publikuar më:

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vënë flakën me një shishe benzinë veturës së tij me targa të huaja.

Ai ka bërë të ditur se ka provuar ta shuajë zjarrin, por se vetura kishte pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia është aktualisht duke hetuar rastin.

Njoftimi nga raporti 24-orësh i policisë:

Ferizaj 01.01.2022 – 06:00. Viktima mashkull kosovare ka raportuar se person-a të panjohur qëllimisht me  një shishe me benzinë ia kishin vënë flakën veturës së tij me targa të huaja i cili kishte arrit ta shuaj zjarrin por në veturë iu kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.