EKSKLUZIVE: “Jepi zë“ sjell rrëfimin e mitrovicasit që përdor marihuanë – analizat i dolën se “bari“ u përzi me një substancë për t’u bërë më i fortë

Publikuar më:

Një i ri nga Mitrovica që përdor marihuanën, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jepi zë“, se si ishte sëmurë nga substanca që kishte pirë zakonisht.


I riu që është emër i njohur për redaksinë, thotë se kur pinte marihuanë së fundmi, kishte plogështi të madhe që për të nuk ishte fare e zakonshme.

I frikësuar për shëndetin, djaloshi ishte drejtuar për të bërë analiza ku, pasi mori rezultatin, doli se marihuana ishte përzier me një substancë të rrezikshme.

Sipas dokumentit që i ka dhënë personi “Jepi zë“, shihet se vetëm dy vlera kanë rezultuar pozitive. Cannabinid që ka dalë pasi ka përdorur kanabis si dhe vlera e dytë, Phenobarbital, që i është shtuar marihuanës.

E kjo e dyta ishte edhe problemi që e sëmuri të riun. Sipas tij dhe mjekut, kjo substancë përdoret për trajtimin e shkallës më të lartë të epilepsisë.

“Tash e disa vjet, unë herë pas here konsumoj marihuanë. Këto ditët e fundit i kom bo analizat, se u ndijsha plogsht shumë masi që përdorsha herë pas here. Qendra ku i kam bo analizat, e ka konstatu që bari është i stërpikt me një substancë. Ajo e dyta në listë, Phenobarbital, me të cilën trajtohet shkalla më e lartë e epilepsisë”, ka rrëfyer i riu mitrovicas.

Marihuana është lyer me këtë substancë, sipas tij dhe mjekut, “për t’u bërë më e fortë“.

“Dmth që mu bo bari ma i fortë, po i shtojnë kimikate të rrezikshme”, ka potencuar ai.

Sidoqoftë, pikërisht dje në Mitrovicë u realizua një aksion nga njësiti kundër drogave, ku u bastisën disa lokacione të dyshimta. Aty u gjet fije kanabisi dhe marihuanë të gatshme, si dhe pajisje për ta përgatitur.

Aksioni u realizua në fshatin Shupkovc si dhe Zhabar, duke e bërë Mitrovicën kështu zonën ku marihuana prodhohet, qarkullon dhe shitet me të madhe.

JU REKOMANDOJMË