Edhe Supremja ia rrëzon ankesat Bekim Jasharit

Publikuar më:

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Bekim Jasharit për vjedhje votash me sistemin e “trenit bullgar”.

Gjykata i ka vlerësuar si të pabazuara ankesat e Jasharit, kurse njërën prej tyre e ka hedhur poshtë si të palejuar, shkruan Jepi Zë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar”.

Kandidati i pavarur për Kryetar të Skënderajt, Bekim Jashari, një ditë pas zgjedhjev njoftoi se ka 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

JU REKOMANDOJMË