Edhe sonte jugu në terr burgu, e veriu i Mitrovicës plot dritë

Publikuar më:

Kosova po vazhdon të përballet me krizën energjetike, ndërkohë që nga dje kanë nisur reduktimet e ashpra.

Shumë qytetarë janë ankuar se reduktimet po zgjasin më shumë e jo vetëm 2 orë, siç edhe kishte premtuar KEDS, shkruan “Jepi zë”.

Një prej qyteteve më të prekura nga reduktimet po rezulton Mitrovica, e cila sonte është e tëra në terr.

Ndërkohë, veriu i Mitrovicës është i tëri në dritë dhe reduktimet në atë pjesë s’po ndihen. Siç edhe tha një qytetar për televizionet, në veri dje nuk pati fare reduktime e sot vetëm 10 minuta.

Sidoqoftë, duhet theksuar se Qeveria ka paralajmëruar se veriu shpejt do të paguajë rrymë si gjithë qytetarët. Përveç që kjo s’po ndodh, veriu nuk po ka as reduktime.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.