Edhe një aksident në “rrugën e zezë” në Vushtrri, ka të lënduar

Publikuar më:

Dy vetura janë përplasur para pak minutash në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në Vushtrri, ku raportohet për të lënduar.


Siç ka mësuar “Jepi zë” nga dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, ka persona të lënduar nga perplasja.

Ashtu edhe siç shihet në fotografi, aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën e famshme në Vushtrri, e cila nuk po lëshohet për qarkullim.

Kjo rrugë është shndërruar në tmerr për vozitësit, pasi vetëm kohën e fundit janë shkaktuar disa aksidente. Madje, para dy netësh, një person u godit nga vetura.

Sidoqoftë, arsyeja pse rruga nuk po lëshohet, lidhet me marrëveshje të kompanisë më institucionet.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.