Edhe nëntë persona u lënduan në aksidentin ku vdiqën dy persona

Publikuar më:

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Lupç të Poshtëm ku vdiqën dy persona.

Policia ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë aksident.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 (njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur tu përballojë plagëve të marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mkekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit nga njësiti i hetimeve të trafikut rrugor në koordinim me prokurorin e shtetit, që ndodhet në vendngjarje, janë duke u marrë me rastin.

Policia i ka bërë apel qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e ekzaminimeve në vendngjarje, pasi që rruga është e bllokuar aktualisht.

JU REKOMANDOJMË