Tifozërit kosovare kanë kthyer në traditë ofendimet në kor.
Nuk ndodh në asnjë ndeshje të Superligës së futbollit, apo basketbollit të mos ketë ofendime nga më të ndryshmet drejtuar lojtarëve, trajnerëve apo edhe tifozëve të ekipeve kundërshtare.
Ofendimet kanë kaluar deri në atë pikë, saqë në kor përmendin emrat e nënave apo të grave të lojtarëve dhe trajnerëve, shkruan IndeksOnline.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në ndeshjen e ‘Play-offit’’ mes Pejës dhe Trepçës, ku tifozët e Pejës ‘’Shqiponjat’’ në kor brohorasin ‘’Sadete K’’va’’, drejtuar nënës së basketbollistit të Trepçës, Drilon Hajrizi.
Kjo gjë e turpshme e kthyer në zakon, nuk ka ndodhur për herë të parë në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Pejë, nënat, gratë apo motrat e lojtarëve janë ofenduar edhe më herët, raste të shumta kanë ndodhur edhe në të kaluarën por që shpresojmë të jenë të fundit