Dhuna është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Ato vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga organet e rendit, pasi përballen me dhunë sistematike në forma të ndryshme si psikike, fizike e seksuale, kryesisht nga partnerët e tyre.
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur dje në Pejë, ku një 32-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht viktimën para syve të fëmijëve, duke e goditur derisa ajo u alivanos.
Gruaja u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor, e më pas është kthyer në shtëpi ku ka konsumuar medikamente dhe për pasojë i është përkeqësuar sërish gjendja.
Pas denoncnimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.






