E rëndë: Viti 2022 nis me një aksidenti tragjik në komunikacion, vdes një 9-vjeçare

Publikuar më:

Një 9-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë komunikacioni që ndodhi mbrëmë pas orës 23:00, mes dy automjeteve në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Ajo nuk arriti t’u mbijetojë dot plagëve që mori, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostradën “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore”

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.