E rëndë: Vdes zyrtari i lartë i FSK-së nga Mitrovica, dyshohet se vrau veten

Publikuar më:

Koloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, ka vdekur para pak minutash në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë.


Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital, shkruan “Jepi zë”.

“Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Mirëpo, nga brenda QKUK-së i kanë thënë gazetës së nënkoloneli ka vdekur pak minuta pasi u dërgua në spital. Ai nuk u mbijetoi plagëve të vetëshkaktuara.

Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje. Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.