E rëndë: Shpërthen bojleri në Polac të Skënderajt, e rrënon tërë murin – 3 të lënduar

Publikuar më:

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një ngjarje e rëndë në fshatin Polac të Skenderajt, ku ka edhe të lënduar.

Sipas raportimeve, dyshohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Dyshohet se si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar 3 persona, prindërit dhe vajza.

Nga fotografitë shihet se shpërthimi ka rrëzuar një pjesë të murit, shkruan “Jepi zë”.

Akoma nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

JU REKOMANDOJMË