E rëndë: Rrufeja e mbyt një kosovar 53 vjeçar

Publikuar më:

Një burrë nga fshati Kusoriq të Pejës ka vdekur sonte rreth orës 19:25, pasi që është goditur nga rrufeja.


Lajmin e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i PK-së për Rajonin e Pejës.

Mësohet se viktima është rreth moshës 53-vjeçare.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova.

JU REKOMANDOJMË