E rëndë: Një infermiere rreth 35 vjeçare gjendet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë

Publikuar më:

Një infermiere rreth moshës 35 vjeçare është gjetur e vdekur në vendin e punës në mëngjesin e sotëm.


Policia e ka konfirmuar rastin për “Jepi zë”, duke treguar se e ndjera është me iniciale Z.Sh.

Ajo po punonte si infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u gjet e vdekur.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin  e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh.,  e cila  punonte  në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.

JU REKOMANDOJMË