E rëndë në Mitrovicë: Babai 65 vjeçar theret me thikë nga djali, përfundon në spital

Publikuar më:

Një baba nga Mitrovica e ka pësuar keq mbrëmjen e kaluar, ku u ther me thikë nga i biri pas një zënke që ndodhi në rrugën “Selim Selimi”.


Babai 65 vjeçar ka thirrur Policinë pas sulmit, e më pas është dërguar në Spital për shkak të plagëve, shkruan “Jepi zë”.

Rastin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi Avni Zahiti, i cili ka dhënë detajet e këtij rasti.

“Gjatë natës në Mitrovicë është raportuar një rast “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, thotë Zahiti.

Ndërkohë, mësohet se djali po kërkohet nga Policia për këtë rast, që lidhet me dy vepra “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.