E rëndë: Lëndohet punëtori mitrovicas i një fabrike në Shupkovc, dërgohet me urgjencë në spital

Publikuar më:

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në një fabrikë në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Ai vazhdon të jetë i shtrirë në spitalin e Mitrovicës kurse gjendja e tij është stabile.

Rastin e kanë konfirmuar Polici e Kosovës, të cilët thonë se po hetojnë rastin.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 20.11.2021-13:45. Viktima mashkull kosovar-punëtor në një fabrikë të mobileve-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendje e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

JU REKOMANDOJMË