E rëndë: Ky është sportisti kosovar, Vigan Xhemshiti, që vdiq pasi u godit me thikë

Publikuar më:

Vigan Xhemshiti, është i riu që ndërroi jetë, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve nga një therje me thikë.

I ndjeri, që merrej me boks, u sulmua nga disa të dyshuar në Hajvali, raporton Indeksonline

Vigan Xhemshiti, është i riu që ndërroi jetë, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve nga një therje me thikë

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për media se përleshja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa si pasojë e saj është plagosur me thikë një person.

“Dje rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.