E rëndë: I vrari në Mitrovicë është i moshuar, punonte me gruan në shitore

Publikuar më:

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital, shkruan “Jepi zë”.

Vdekjen për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Ndërkohë, “Jepi zë” ka mësuar se i vrari është Ali Maloku, një i moshuar që mbante familjen me këtë punë.

Sipas atyre që e njohin, Aliu mezi mbante shitoren me shumë përkushtim, ku punonte së bashku me gruan.

Mësohet se Aliu nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me gruan, e cila ishte prezente në momentin tragjik.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.