Një grua ka rënë nga ura e re e veturave mbi lumin Ibër, në orët e mbrëmjes së 1 janarit.
Lajmin për “Jepi zë” e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për “Jepi zë” se ai dëgjoi gruan që kishte rënë në lumë teksa kërkonte ndihmë.
Ai thotë se rasti ndodhi rreth orës 22:10 dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë nga Policia, ndihma e parë mjekësore dhe zjarrëfikësit.
Sipas qytetarit, ekipet emergjente kanë arritur brenda 10 minutave prej kur ai ka parë gruan e rënë në lumë.







