E rëndë: Dyshohet se burri kosovar e ka vrarë vëllain

Publikuar më:

Raportohet për disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gushtericë, ku një person ka mbetur i vdekur.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dyshohet që viktima është qëlluar për vdekje me armë zjarri nga vëllai i tij.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari është zyrtar i Policisë së Kosovës.

Këto janë informatat e para që Sinjali i ka siguruar dhe është në përpjekje për t’i konfirmuar me Policinë e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË