E rëndë: Djemtë e rrahin dhe e lidhin me litar babain, arrestohen nga Policia e Kosovës

Publikuar më:

Policia e Kosovës i ka arrestuar vëllezërit pasi që e kanë rrahur babain e tyre dhe e kanë lidhur me litarë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Dobidol.

Kështu bëri të ditur Nysret Xhurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Xhurkaj tha se viktima ka marrë tretman mjekësor në Qendren e Mjekësisë Familjare në Ratkoc dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Ai theksoi se të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Datë 11.01.2022 rreth orës 23:00, në fshatin Dobidol, KK. Rahovec patrulla e policisë iu ka përgjigjur informatës për “ Dhunë në familje “ Dyshohet se të dyshuarit e lartëcekur (vëllëzer) pas një mosmarrveshje me prindin e tyre ( viktimën) e kishin sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin lidhur me litar duke i shkaktuar lendime trupore”.

“Viktima ka marrë ndihmën mjekësore fillimisht në QMF-në Ratkoc e pastaj në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dhe sipas mjekut ka lendime te lehta trupore.Të dyshuarit janë shoqëruar ne Stacioni Policor – Rahovec, dhe pas intervistimit me urdher te Prokurorit të Shtetit janë ndaluar per 48 ( dyzetetetë) orë”.

JU REKOMANDOJMË