E rëndë: Djali 13 vjeçar e vret me plumb në kokë babain kosovar

Publikuar më:

Një 13-vjeçar u padit dhe u dërgua në paraburgim pasi kishte vrarë babain e tij me një plumb në kokë.

Sipas mediave të huaja, viktima është një 33-vjeçar me prejardhje nga Kosova, transmeton rtv21.tv.

Pas një debati të dhunshëm mes prindërve të tij, të enjten rreth në shtëpinë e familjes në Nancy të Francës djali 13-vjeçar shkoi për të kërkuar një pistoletë në dhomën e prindërve. Ai pranoi se kishte hyrë në kuzhinë dhe kishte qëlluar babanë e tij në kokë.

I dyshuar, i cili e kishte fshehur armën në një kaçube pranë shtëpisë së familjes, kishte ikur me një nga vëllezërit e tij 12-vjeçarë. Dy të rinjtë më në fund iu dorëzuan policisë mëngjesin e së premtes. Sipas deklaratave të nënës dhe dy djemve të saj, “viktima kishte pirë shumë alkool dhe ishte agresiv ndaj gruas së tij”. Mjeku që e ekzaminoi, megjithatë, nuk gjeti asnjë gjurmë të dhunës fizike, sipas të njëjtit burim.

Adoleshenti aktualisht është në paraburgim në një repart për të mitur. Katër vëllezërit e motrat e tij janë vendosur përkohësisht në mbikëqyrje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.