E mitura kosovare mbetet shtatzënë me një djalë të mitur, policia ua arreston prindërit

Publikuar më:

Në repartin e gjinekologjisë në Prishtinë është pranuar një vajzë e mitur e cila ishte shtatzënë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Dubravë të Ferizajt. E mitura ishte duke bashkëjetuar me një djalë po ashtu të mitur.

Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar prindërit e viktimës dhe të të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, prindërit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar  të  dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.