E konfirmon Prokuroria: Dy të vrarë në Vushtrri, një burrë dhe një grua

Publikuar më:

Dy persona kanë humbur jetën në një ngjarje tragjike që ndodhi në Vushtrri.

Sipas informacioneve të Prokurorisë, dorasi fillimisht ka vrarë një grua dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ky rast ka tronditur qytetarët dhe ka shkaktuar një valë shqetësimi, pasi ka ngjallur dyshime për motive të mundshme pas kësaj tragjedie.

Lajmin për “Jepi Zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili theksoi se hetimet janë ende në zhvillim e sipër.

“Prokurori kujdestar është në vendngjarje për të drejtuar hetimet. Dy persona janë të vrarë, një burrë dhe një grua. Dyshohet se fillimisht burri ka vrarë gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje”, ka thënë ai. Preteni ka sqaruar gjithashtu se hetuesit janë duke mbledhur prova dhe dëshmi nga vendi i ngjarjesSi pasojë e te shtënave dy persona kanë mbetur të vrarë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Dyshohet se një burrë fillimisht e ka privuar nga jeta një grua, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.
Në vendngjarje ka dalur prokurori kujdestar i PTH Mitrovicë.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, ka thënë Preteni për Jepi zë.

Për më tepër, “Jepi Zë” ka qenë media e parë që ka raportuar për këtë ngjarje dhe ka arritur të dërgojë gazetarët në vendngjarje, duke ofruar informacion të hershëm dhe të rëndësishëm për zhvillimet e fundit.

Hetimet janë duke u zhvilluar me intensitet për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje të rëndë dhe për të sqaruar rrethanat e vërteta të saj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.