E konfirmon Policia e Mitrovicës: Babai që u ther me thikë nga djali, po trajtohet në spital

Publikuar më:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një orë në Mitrovicë, ku dyshohet për dy persona të lënduar nga thika.


“Jepi zë” mëson se të përfshirë në incident janë familjarë. Sipas dyshimeve të para, mësohet se djali ka therur me thikë babain.

Sipas informacioneve, ai është larguar nga vendngjarja pasi kreu sulmin ndaj babait, ndërkohë që Policia po e kërkon.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë gazetës se i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Ai tha se Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Reth orës 09:40 është raportuar një rast për lëndim trupor i ndodhur në rrugën “Mbretresha Teutë” në Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mpreht (thikë) i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestonin e personit të dyshuar”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.