Një humbje e dhimbshme jete ka ndodhur gjatë ditës së sotme.
Foshnja 20 ditëshe e lindur më 13 nëntor, Rigon Ramaj, ka humbur jetën, shkruan “Jepi zë”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari, Refik Ramaj, i cili e publikoi njoftimin në Facebook.
“Lamtumirë nipi im, Rigon!”, ka shkruar Refiku.
Deri tash nuk dihen arsyet e vdekjes së foshnjës.