E dhimbshme: Punëtori i UNITET-it gjendet i vdekur në Mitrovicë, Policia po heton vdekjen

Publikuar më:

Sot, ka ndërruar jetë një person nê fshatin Pirq, i cili është gjetur pa shenja jete, rast të cilin e ka konfirmuar policia.

“Rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti.

Ai ka treguar se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është B. Bajraktari, i cili ishte punëtor i kompanisë “Uniteti” dhe ka vdekur gjatë orarit të punës, vdekje e cila dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyre.

JU REKOMANDOJMË