Dyshohet se polici ngacmoi seksualisht kolegen

Publikuar më:

Njëherë u hezitua që të hapej rasti. Por pasi që u denoncua në Gazetën Insajderi, autoritetet kanë konfirmuar që tashmë për dyshimet se e ngacmoi seksualisht një kolege është suspenduar për 72 orë polici nga Skenderaj.

Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin policor H.L i cili sipas informatave që ka siguruar Gazeta Insajderi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një police të gjeneratës së re e cila punon ne stacionin e policisë në Skenderaj(emër i njohur për redaksin).

Sipas burimeve te Gazetës H.L ka qenë polic hetues ne stacionin policor ne Skenderaj. Policia rajonale e Mitrovicës e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ai është suspenduar me 16 shkurt 2022, ditën edhe kur është paraqitur ankesa ndaj tij nga viktima.

Insajderi mëson se fillimisht është hezituar të hapet si rast pasi që nga burime jo zyrtare thuhet se polici në fjalë ka lidhje të forta, por më pas policia e konfirmon suspendimin e tij duke mos cekur arsyen.

“Ju njoftojmë se lidhur me pyetjen e parashtruar për rastin, një zyrtar policor në Skenderaj është suspenduar komfor procedurave, ndërsa rasti për hetime të mëtejme është proceduar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK)”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Inspektorati Policorë i Kosovës e ka konfirmuar rastin duke e cilësuar si vepër penale të sulmit seksual.

“Departamenti i Hetimeve është duke trajtuar një rast të tillë ku dyshohet për veprën penale të sulmit seksual.

Informacionet e para në lidhje me rastin IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës të cilët edhe kanë suspenduar një zyrtar policor për 72 orë”, thuhet në përgjigjen e IPK-së dhënë Gazetës Insajderi.

Po ashtu rasti është duke u hetuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Hetuesit e IPK kanë kontaktuar me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në koordinim me të cilin pritet të ndërmerren veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të rastit bazuar në pretendimet e ankueses” thuhet në përgjigjen e IPK së.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.