Dyshohet se një nga të arrestuarit për vrasjen e sontme në Mitrovicë, është një 16 vjeçar

Publikuar më:

Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit, i cili ka humbur jetën në Spital, shkruan “Jepi zë”.

Vdekjen për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar dy personat e dyshuar. Lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”, zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.

“Jepi zë” mëson se dyshohet që një nga të arrestuarit është një 16 vjeçar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.