Dyshohet se në vrasjen e 26 vjeçarit në Mitrovicë, është i përfshirë një i ri që kishte kryer vrasje me kallash para 4 vitesh

Publikuar më:

Mbrëmë në lagjen Tavnik ndodhi një ngjarje e rëndë, pasi një person vdiq nga plagët e marra nga thika.

I vrarë mbeti 26 vjeçari Albert Muja, nga qyteti i Mitrovices, shkruan “Jepi zë”.

Gazeta mëson se persona e dyshuar që po kërkohen nga Policia, janë L.B dhe V.B nga Mitrovica, të cilët janë në arrati. Sipas informacioneve, ata janë vëllezër.

Një nga ta, sipas burimeve, akuzohet se ka kryer edhe një vrajse të rëndë tek Gjimnazi “Frang Bardhi, rreth 4 vite më parë, ku qëlloi me kallash një person.

JU REKOMANDOJMË