Dy të vdekur nga virusi janë nga Mitrovica, njëri nën 9 vjeç

Publikuar më:

Në mesin e tetë të vdekurve si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi është edhe një fëmijë nën moshën 9-vjeçe.

Mediat kanë raportuar se viktima e moshës 9 vjeçare vije nga qyteti i Mitrovicës, poashtu edhe një i vdekur tjetër është raportuar nga i njejti qytet, shkruan Jepi zë.

Katër të vdekur si pasojë e Covid-19 i takojnë grupmoshës mbi 80-vjeç, ndërsa 2 të tjerë 70-79 vjeç dhe një 60-69 vjeç.

Sipas njoftimit të MSH-së, 2.802 testime të kryera, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, numri i rasteve aktive në vend është 5.073.

JU REKOMANDOJMË