Dy persona mashtrojnë mitrovicasin, i morën 600 euro për pasaportë serbe

Publikuar më:

Një qytetar nga Mitrovica ka denoncuar në Policinë e Kosovës dy persona për mashtrim.

Sipas tij, ata e kanë mashtruar duke i marrë 600 euro me qëllim rregullimi të një pasaporte serbe.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar, ndërsa rasti po hetohet nga organet e rendit.

Mësohet se shumë kosovarë marrin pasaporta serbe për t’u mundësuar udhëtimi.

Për këtë fenomen, kishte pasur raportime nga mediat disa herë, pasi kishte dyshime për mashtrim dhe falsifikime.

JU REKOMANDOJMË