Dy hajna plaçkisin një dyqan në Mitrovicë, plagosin shitësin me armë

Publikuar më:

Para pak minutash ka ndodhur një incident tek Stacioni i Autobusëve në Mitrovicë, ku dyshohet për grabitje me armë dhe të plagosur.

“Jepi zë” ka mësuar nga dëshmitarët që dy hajna u futën në dyqan për ta grabitur, e më pas qëlluan me armë shitësin.

Policia ka blinduar vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vendosur edhe shirita tek një lokal ku dyshohet se u qëllua personi.

Gazeta ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet se u krye krimi.

VIDEO: Plaçkitje e armatosur në Mitrovicë

“Jepi zë” ka pyetur Policinë e Kosovës për rastin, të cilët kanë konfirmuar një plagosje, por pa dhënë detaje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.