Drilon Hajrizi për “Jepi zë”: Tifozët e kanë motivuar ekipën – jemi të motivuar maksimalisht, jam i bindur që loja do të jetë e jona

Publikuar më:

Një nga shtyllat kryesore të klubit mitrovicas të basketbollit, Drilon Hajrizi, shprehet i bindur se ndeshja e fundit të serisë së gjysëmfinales me Prishtinën do të mbahet mend.

Ai beson se që të dyja ekipet tashmë e njohin njëra-tjetrën mirë pasi kanë luajtur katër ndeshje me radhë, shkruan “Jepi zë”.

“Është ndeshja e fundit e serisë gjysëmfinale. Kemi luajtur 4 lojë, i dijmë përparësitë dhe mangësitë e njëra-tjetrës. Do të jetë lojë e cila mund të mbahet mend”, ka thënë Hajrizi.

Në një prononcim për “Jepi zë”, Drilon Hajrizi shprehet i bindur në fitore, nëse angazhimi do të jetë si në ndeshjen e fundit në Mitrovicë. 12-shi i Trepçës thotë se tifozët e kanë motivuar ekipën dhe po iu qëndrojnë pranë në çfarëdo rrethane.

“Jemi të motivuar maksimalisht, tifozët e kanë kryer punën e tyre, kanë motivuar ekipën dhe po qëndrojnë krah nesh në të mirë dhe në të keq. Nëse angazhohemi si në lojën e fundit, jam i bindur që loja do të jetë në favorin tone”, ka thënë Hajrizi për “Jepi zë”.

Kujtojmë se ndeshja e fundit në mes të Prishtinës dhe Trepçës do të mbahet këtë të diel në Prishtinë, pas katër ndeshjeve të cilat u fituan nga skuadrat që luanin në palestrat e tyre. Fituesi i kësaj ndeshjeje, do të përballet në finale me Pejën./jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.