Policia gjen në veri të Mitrovicës veturën e vjedhur në Fushë Kosovë, arrestohet një 20-vjeçar

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka ndaluar në Mitrovicën e Veriut një automjet që ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë, ndërsa ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar, shkruan “Jepi zë”.

Sipas njoftimit të Policisë, më 9 qershor 2026 Qendra e Thirrjeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut ka pranuar informacione për një automjet me targa vendore, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative në terren. Si rezultat i reagimit të shpejtë të zyrtarëve të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, automjeti është lokalizuar dhe ndaluar në qytetin e Mitrovicës së Veriut.

Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është shoqëruar në stacion policor drejtuesi i automjetit, A.H., i lindur në vitin 2006.

JU REKOMANDOJMË