Dhuna dhe ngacmimet ndaj grave dhe femrave në Kosovë po vazhdon.
Përkundër një fushate senzibilizuese për respektimin e drejtave të grave, dhuna po vazhdon.
Një person është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar tri vajza, shkruan portali rajoni.org
Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 21;30.
Policia njofton se pas intervistimit, i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.







