Drenicasi e sulmon fizikisht një shtetase e Shqipërisë në Skënderaj

Publikuar më:

Një grua shtetase e Shqipërisë ka bërë të ditur për policinë se është sulmuar fizikisht nga një burrë të shtunën në Skenderaj.

Në raportin e policisë thuhet se viktima nuk ka pranuar që të ketë trajtim mjekësor.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Raporti i policisë:

Skenderaj 21.01.2023 – 17:18. Ankuesja femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesja nuk ka pranuar që të ketë trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

JU REKOMANDOJMË