Drenicaku që përkrahi PDK-në: Në luftë më janë vrarë baba, gjyshi e babëgjyshi, donin ta përqanin Drenicën

Publikuar më:

Një qytetar nga Skënderaj, ka reaguar ashpër pas debatit të zhvilluar kohëve të fundit për garën në Skënderaj. Ai ka treguar haptaz se ka përkrahur PDK-në dhe kandidatin e saj z. Fadil Nura.

Sipas tij, ai nuk ishte kundër Familjes Jashari, por kundër atyre që dëshiruan ta përqajnë Drenicën. Ai vazhdoi më tutje duke treguar se “më janë vrarë gjatë luftës baba, gjyshi e babëgjyshi” por sipas tij Bekimi ishte i rrethuar me hiena. Prindi i z. Sami Loshi i cili e bëri këtë reagim, ishte ndër ushtarët më të shquar të UÇK–së

Ky është postimi i tij i plotë:

“Nuk kam qene dhe nuk do jem kurre kunder Familjes Jashari.Thjeshte kam perkrahur bindjet e mija Politike . Per Familjen Jashari jam ne gjendje ta sakrifikoj edhe antarin e fundit te Familjes time.Ne lufte me jane vrar 3 breza Bab,Gjysh,Stergjysh nuk mund ta doni e tja kuptoni dhimbjen Familjes Jashari me mire se une !!Nuk ishim kunder Familjes Jashari ishim kunder individeve te cilet po mundoheshin ta perqanin Drenicen dhe te perfitonin per interesa personale ne emer te Familjes se shenjet Jashari.!!Koha do e tregoj kush ka qene kunder Familjes Jashari e kush kunder Bekimit e kush e ka dashur Bekimin larg hijenave qe i kishte per’rreth…!!#DrenicaNukPerqahet.

 

 

 

JU REKOMANDOJMË