Doktor shkence u bë sot edhe një kandidat i NISMA-s nga Mitrovica, që mori vetëm 184 vota

Publikuar më:

Në amfiteatrin e Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave.

Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë, shkruan Reporteri.net.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.

Mirëpo, siç mëson “Jepi zë”, në këtë grup doktorësh të ri ishte edhe një kandidat që nuk kishte aq fat në zgjedhje. Mustafë Haziri nga Mitrovica, që ishte kandidat i koalicionit NISMA-AKR-PD, nuk arriti të bëhet deputet dhe mori vetëm 184.

Sidoqoftë, as vetë partia e Hazirit nuk kishte aq fat, pasi dështuan të marrin votat e nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.