DO TË VAZHDOHET ME HESHTJE APO DO TË KËRKOHET ZGJIDHJE? Banorët e Rekës kërkojnë përfaqësim dhe zgjidhje për problemin e ujit

Publikuar më:

Ndërprerjet e shpeshta të furnizimit me ujë në fshatin Rekë janë shndërruar në një problem të vazhdueshëm, duke nxitur pakënaqësi të madhe te banorët.

Sipas reagimeve nga terreni, mungesa e reagimit qytetar dhe institucionale po ndikon që kjo çështje të zvarritet pa një zgjidhje konkrete. Banorët vlerësojnë se një ndër arsyet kryesore është mungesa e një përfaqësuesi të drejtpërdrejtë të fshatit, i cili do të adresonte shqetësimet në mënyrë të organizuar.

Në prag të zgjedhjeve për përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave në Mitrovicë, theksohet nevoja që Reka të ketë një përfaqësues të vetin, i cili do të mbrojë interesat e banorëve dhe do të angazhohet për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Si propozime jozyrtare, janë përmendur disa emra të cilët konsiderohen të përshtatshëm për këtë rol, përfshirë: Idriz Jusufi, Valon Jusufi, Gentrit Bejtullahu, Ilaz Bejtullahu, Lavdim Jusufi dhe Remzi Nimani. Megjithatë, theksohet se asnjëri prej tyre nuk ka shpallur kandidaturë zyrtare deri më tani.

Banorët ftohen gjithashtu të propozojnë edhe kandidatë të tjerë potencialë, me qëllim që procesi të jetë sa më përfaqësues dhe gjithëpërfshirës.

Thirrja kryesore mbetet e qartë: të tejkalohet pasiviteti dhe të kërkohet zgjidhje konkrete për problemet që prekin komunitetin.

JU REKOMANDOJMË